Ndërlidhjet

logo-print

Ban: Kina të luajë rol më të madh në botë


Kreu i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon ka kërkuar nga udhëheqësit kinezë të luajnë një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare.

Ban ka theksuar se Kombet e Bashkuara dëshirojnë të ndërtojnë një partneritet më të ngushtë me Kinën. Ai falenderoi Pekinin për kontributin në rritje në misionet paqeruajtëse.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së gjendet për një vizitë disaditore në Kinë dhe sot takohet me presidentin dhe kryeministrin kinez.
XS
SM
MD
LG