Ndërlidhjet

Turqi: Ushtria bën thirrje për qetësi


Komandanti i forcave tokësore turke, gjenerali Ilker Basburg, ka bërë thirrje për qetësi pas arrestimit të dy gjeneralëve të dalë në pension.

Këta të fundit akuzohen se janë përpjekur të organizojnë një grusht shteti kundër qeverisë aktuale.

Gjeneralët janë në mesin e 21 personave të arrestuar dje dhe të akuzuar si laikë të linjës së ashpër që po përgatisnin një grusht shteti.

Në Turqi që nga ardhja në pushtet e Partisë për Drejtësi e Zhvillim, e cila ka rrënjë islamike, janë ashpërsuar raportet mes atyre që kërkojnë të ruajnë shtetin laik dhe qeverinë.

Ushtria njihet si një nga institucionet më të fuqishme në Turqi, e cila mbron parimet e një republike laike.

Shumë beteja ligjore janë zhvilluar mes këtyre dy grupeve. Më të fundit janë ato për përdorimin e shamisë së kokës në universitetet publike dhe këto ditë në gjykatë është çështja e partisë në pushtet që po akuzohet se do të ndërtojë një shtet islamik
XS
SM
MD
LG