Ndërlidhjet

Bush: Lidhur me Iranin "të gjitha opsionet janë në tavolinë"


Presidenti amerikan, Georg Bush, ka përsëritur sot se lidhur me mospajtimet bërthamore me Iranin, "të gjitha opsionet janë në tavolinë". Por, presidenti Bush, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se zgjedhja e tij e parë është zgjidhja diplomatike për këtë krizë:

- Gjithnjë kam thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë, por opsioni i parë për Shtetet e Bashkuara është që ta zgjidhë këtë problem në mënyrë diplomatike. Poashtu e kam bërë të qartë se ju nuk mund ta zgjidhni problemin në mënyrë diploamtike, derisa në tavolinë me ju ka edhe njerëz të tjerë dhe për këtë arsye ne kemi zhvilluar diplomaci multiratela për t'i bindur iranianët se bota e lirë është e sinqertë në këmbënguljen se ata nuk duhet të kenë teknologji të domosdoshme për të zhvilluar armatim bërthamor, tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG