Ndërlidhjet

SHBA propozon sanksione ndaj Mugabes


Propozim rezoluta e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara kërkon ngrirjen e aseteve dhe vendosjen e kufizimeve në udhëtimet jashtë shtetit për anëtarët e qeverisë së presidentit të Zimbabves, Mugabe.

Mugabe u rizgjodh president për një mandat 5-vjeçar, në zgjedhje nga të cilat opozita u tërhoq dhe Mugabe ishte kandidati i vetëm.

Propozim rezoluta bën thirrje edhe për embargo armësh ndaj Zimbabves.

Këshilli i Sigurimit do të diskutojë propozimin në fjalë gjatë kësaj jave.
XS
SM
MD
LG