Ndërlidhjet

SHBA: 400 milionë dollarë për Kosovën


Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 400 milionë dollarë për Kosovën gjatë konferencës së donatorëve, që do mbahet më 11 korrik në Bruksel.

"Shtetet e Bashkuara do të hedhin në Kosovë gjatë katër viteve të ardhshme 400 milionë dollarë", tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried.

"Ne presim grumbullimin e fondeve deri në 1 miliardë dollarë, çfarë do ta ndihmojë qeverinë kosovare për një fillim të mirë", tha Fried në Uashington para mediave.

Zyrtarë amerikanë thanë se Kongresi veç ka miratuar ndihmën për Kosovën në vlerë prej 291 milionë dollarë.

Të njëjtat burime shtuan se pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojnë në pagimin e borxhit të jashtëm të Kosovës, që i ka mbetur nga koha e ish Jugosllavisë.

Gjithashtu fondet do përdoren për institucione si policia, drejtësia, ministritë dhe rritjen ekonomike.
XS
SM
MD
LG