Ndërlidhjet

Ban viziton Seulin


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon ka mbërritur në Korenë e Jugut. Kjo është vizita e parë zyrtare e Ban në vendin e tij, që nga marrja e postit aktual.

Ai ka kërkuar nga Koreja e Jugut të kontribuojë më shumë në zhvillimet ndërkombëtare. Një kërëkesë të ngjashme Ban ia bëri dhe Kinës.

Ban do të largohet nga Seuli të hënën, për të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve të G8-ës që do të mbahet në Japoni.
XS
SM
MD
LG