Ndërlidhjet

Ankara: Të nxirret jashtë ligjit partia në pushtet


Para Gjykatës Kushtetuese partia në pushtet në Turqi do të paraqesë sot deklaratën mbrojtëse. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim akuzohet se synon të prishë rregullat laike të Turqisë dhe dëshiron ngritjen e një shteti islamik.

Në seancën e së martës prokurorët kërkuan që partia e kryeministrit Erdogan të shpallet e paligjshme.

Prokurorët gjithashtu kërkuan që 71 zyrtarë të kësaj partie, përfshi kryeministrin dhe presidentin të ndalohen të merren me politikë për pesë vjet.
XS
SM
MD
LG