Ndërlidhjet

Medvedev kundërshton Ban Ki Moon-in për Kosovën


"Guardian"

Intervistë me presidentin rus, Dimitri Medvedev


Dimitri Medvedev do të jetë udhëheqësi më i ri që do të marrë pjesë në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të G8-ës, takim që do mbahet javën e ardhshme në Hokaido të Japonisë.

42 vjeçari, i cili e mori postin e presidentit vetëm dy muaj më parë, e paraqet veten si njeri me "përvojë kolosale", duke shtuar se kjo është në kontrast me kandidatët presidencialë amerikanë për zgjedhjet e nëntorit, senatorët John McCain dhe Barack Obama.

Medvedevi i cilëson si "jo serioze" deklaratat e McCain-it se Rusia duhet të përjashtohet nga G8-a, për shkak të nivelit të ultë të respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai shton se G8 nuk u krijua nga vendet që donin njëri-tjetrin, por për shkak të problemeve ekonomike.
Medevedi, në dallim nga parardhësi i tij, Vladimir Putin, nuk ka qenë asnjëherë anëtar i KGB-së, shërbimit sovjetik të zbulimit. Por, njësoj si Putini, edhe Medvedevi është trupshkurtër e me pak karizëm.

Lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj nga Perëndimi, Medvedevi thotë se kjo përbën precedent.

"Ne e konsiderojmë Kosovën si një precedent të rrezikshëm e për të ardhur keq. Evropa do ta paguajë një gjë të tillë për dekada. Është e qartë se moria e regjimeve që kërkojnë shkëputje në botë, do ta përdorin Kosovën për të justifikuar dëshirën e tyre për staus ligjor".

Medvedevi e kundërshton veprimin e Ban Ki Moon-it, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, që mbështet zëvendësimin e administratës së OKB-së në Kosovë me atë të Bashkimit Evropian.

"Më së paku këto janë vendime, të cilat Sekretari i Përgjithshëm nuk mund t'i marrë i vetëm. Këto vendime duhet të merren në Këshillin e Sigurimit. Është e çuditshme kur Këshilli i Sigurimit nuk ka bërë asnjë prononcim, të dëgjojmë të flasë për këtë çështje Sekretarin e Përgjithshëm", thotë presidenti rus Medeved.

Përveç Kosovës, ai kundërshton edhe politikën perëndimore ndaj Iranit, duke thënë se ngrirja e aseteve të bankës më të madhe iraniane në Evropë ndodhi në kohën kur bisedimet po ecnin përpara.

Ekonomia është një tjetër temë, për të cilën Dimitri Medvedev flet në prag të takimit të G8-ës.

Medevdi dëshiron të shohë mekanizma të reja ekonomikë.

"Është e qartë se institucionet e krijuara në vitet '60 - '70 dhe një numër strukturash që janë aktorët kryesorë, po dështojnë të merren me problemet aktuale ekonomike", tha Medevdev.

Ka një mori idesh se si të përshtatet sistemi, thekson presidenti rus. Ai shton, duke iu referuar rënies së dollarit, se sistemi nuk mund të orientohet vetëm drejt një vendi dhe një monedhe.
XS
SM
MD
LG