Ndërlidhjet

Poloni: Ende pa pajtim për sistemin raketor


Ministri i Mbrojtjes i Polonisë tha sot se ende nuk është arritur marrëveshje për vendosjen e një pjese të sistemit amerikan të mbrojtjes raketore në Poloni.

Bogdan Klich tha se "edhe një raund i ri i rëndësishëm" i bisedimeve është përfunduar. Por, ende nuk jemi në "vijën përfundimtare" tha ai.

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të vendosin pjesë të sistemit në Poloni dhe në Ceki, vend me të cilin marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG