Ndërlidhjet

OSBE: Raport për trazirat e marsit 2004


Sistemi gjyqësor i Kosovës ka dështuar në dënimin e të dyshuarve për trazirat e marsit 2004, u tha në raportin e publikuar sot nga OSBE-ja.

"Sistemi gjyqësor i Kosovës ka mundur të bëj më shumë përparime në ndjekjen e përgjegjësve për trazirat e marsit 2004" vlerësoi misioni në Kosovës i kësaj organizate.

Gjykatësi në Gjykatën Supreme të Kosovës, Zait Xhemajli, duke komentuar raportin, tha se ai paraqet gjendjen reale dhe shumica e vërejtjeve për sistemin e drejtësisë janë të bazuara.

Megjithatë, ai tha se gjyqësia është instanca e fundit dhe deri tek Gjykata Supreme nuk arrijnë të gjitha rastet pasi shumica janë përgjegjësi e gjykatave komunale.
XS
SM
MD
LG