Ndërlidhjet

Urim për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve


Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu uroi presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Bush me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

"Dëshirat e popullit liridashës amerikan u përmbyllën në një ditë dhe në një dokument të vetëm: Deklaratën e Pavarësisë. Është e qartë që ky dokument, i cili shënoi lindjen e liderit të botës së lirë, ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në historinë botërore si dhe në rriten e demokracisë", thuhet në urimin e Sejdiut.

Aty gjithashtu thuhet se "krijimi i shtetit të Kosovës ishte rezultat i një përpjekjeje të gjatë të popullit të Kosovës për liri e pavarësi dhe mbështetjes së pakrahasueshme të Shteteve të Bashkuara".
XS
SM
MD
LG