Ndërlidhjet

Berlin: Hapet Ambasada e Re e SHBA-ve


Sot në Berlin hapet Ambasada e re e Shteteve të Bashkuara. Pritet që në këtë inaugurim, që bëhet në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ish presidenti amerikan, George Bush i vjetri.

Ambasada e re është në lokacionin ku ka qëndruar para Luftës së Dytë Botërore, në pjesën historike Pariser Platz të Berlinit.

Ky projekt 130 milionë dollarësh ishte realizuar më ngadalë se sa që pritej për shkak të disa vërejtjeve të autoriteteve gjermane ndaj disa kërkesave për çështje të sigurisë.
XS
SM
MD
LG