Ndërlidhjet

Tbilisi: Shkëmbim zjarri i forcave gjeorgjiane me separatistët


Forcat e Gjeorgjisë kanë shkëmbyer zjarr me luftëtarët separatistë të rajonit të Oshetisë Jugore, që synon shkëputje nga Gjeorgjia.

Sipas raportve të mediave dhe të deklaratave të zyrtarëve, gjatë luftimeve janë vrarë së paku dy vetë dhe janë plagosur gjashtë të të tjerë.

Ushtria e Gjeorgjisë i ka akuzuar separatistët se kanë shtënë të parët, duke bombarduar fuqishëm disa fshatra.

Por, separatistët thanë se ushtria e Gjeorgjisë kishte filluar e para me bombardimin e kryeqytetit të këtij rajoni, Tskhinvali, diku kah mesnata.
XS
SM
MD
LG