Ndërlidhjet

Uashington: Presidenti Bush merr pjesë në hapjen e LO në Pekin


Presidenti amerikan, George Bush, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore në Pekin, që mbahen muajin e ardhshëm, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino.

Mëtutje ajo njoftoi se gjatë këtij udhëtimi, presidenti Bush do të vizitoj edhe Korenë Jugore dhe Tajlandën.

Veprimtarë për të drejtat e njeriut u kanë bërë thirrje lidrëve botëror që ta bojkotojnë ceremenoninë e hapjes së Lojërave Olimpike më 8 gusht, për shkak të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, përfshirë edhe ndërhyrjen ndaj protestuesve në Tibet më herët këtë vit.
XS
SM
MD
LG