Ndërlidhjet

logo-print

Irani do përgjigjet në iniciativat atomike


Irani do t'i përgjigjet sot ofertës së fuqive botërore rreth programeve të tij bërthamore.

Televizioni shtetëror njoftoi se shefi i negociatorëve iranianë Saeed Jalili, në një bisedë telefonike, i ka thënë përfaqësuesit të lartë të BE-së Havier Solana se "përgjigja do të jetë konstruktive".

Muajin e kaluar Solana, në emër të pesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë i ofroi Iranit pakon e iniciativave financiare dhe politike, në rast se pezullon pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG