Ndërlidhjet

Rreth 10 të plagosur në Radushë


Rreth dhjetë persona u plagosën në të shtënat me armë zjarri, mbrëmë, në një lokal në Radushë, të Maqedonisë.

Policia tha se po heton se çfarë ka ndodhur saktësisht, por sipas të dhënave të deritashme në shkëmbimin e zjarrit kanë qenë të përfshirë disa persona.

Sipas policisë, nuk dihet ende se cili grup ka filluar të shtënat. "Tre persona janë të plagosur rëndë dhe ndodhen në spital" thanë burime policore për agjencitë e lajmeve.
XS
SM
MD
LG