Ndërlidhjet

Sofje: Kapen 78 kilogramë drogë


78 kilogramë heroinë janë sekuestruar në kufirin ndërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë, njoftuan zyrtarët e doganës bullgare.

Droga ishte e vendosur në një kamion me targa të Polonisë dhe shoferi është arrestuar.

Bullgaria vlerësohet vend tranzit për kontrabandën dhe sasi të mëdha të drogës janë kapur vitet e fundit në kufijt e saj me Turqinë, Rumaninë dhe Serbinë.
XS
SM
MD
LG