Ndërlidhjet

Serbët nuk pranojnë zgjatjen e mandatit


Përfaqësuesit serbë të cilëve Qeveria e Kosovës ua ka zgjatur mandatin në funskionet e kryetarëve të komunave të Zubin Potokut dhe Leposaviqit kanë thënë se nuk do ta respektojnë këtë vendim, njoftuan mediat serbe.

Sllavisha Ristiq, që është zgjedhur kryetar i Komunës së Zubin Potokut edhe pas zgjedhjeve të 11 majit ka thënë se ky vendim nuk ka vlerë, meqë sipas tij është marrë nga "një qeveri joekzistuese dhe një shtet joekzistues". Ngjashëm është deklaruar edhe ish- kreu i Leposaviqit Velimir Bojoviq, i cili ka thënë se "nuk i interesojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës, e aq më tepër ato për zgjatjen e mandatit".

Ai ka thënë se mendim të njëjtë mbajnë edhe dy ish kryetarët e komunave të Zveçanit dhe të Shtërpcës
XS
SM
MD
LG