Ndërlidhjet

SHPK: 2 kosovarë janë të arrestuar në Serbi


Shërbimi Policor i Kosovës konfirmoi sot arrestimin ditë më parë në Serbi të Naim dhe Aziz Hamitit.

"Pas kërkesës drejtuar oficerit ndërlidhës ndërkombëtar në Shtabin e Përgjithshëm të policisë në Prishtinë, kemi marrë informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë rreth arrestimit të tyre. Sipas këtyre informacioneve, ata janë arrestuar me 26 qershor në Kushumli të Serbisë gjatë përpjekjes për rishitje të rreth 528 gramëve substanca narkotike, që dyshohet se është heroinë" tha SHPK-ja.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës njoftoi se ata nuk janë punonjës të administratës së Parlamentit.

Në komunikatën e Kuvendit u tha se Naim Hamiti, i cili është vozitës i anëtarit të Kryesisë së Kuvendit, Sabri Hamiti është suspenduar nga puna për shkak të mosparaqitjes në detyrë.
XS
SM
MD
LG