Ndërlidhjet

Shtohen tensionet në Osetinë Jugore


Janë shtuar edhe më shumë tensionet në Osetinë Jugore, rajon separatist në Gjeorgji.

Qeveria separatiste tha se Gjeorgjia ka shtënë me mortaja gjatë natës në drejtim të kryeqytetit Tshinvali dhe dy fshatërave në afërsi. Kjo qeveri tha se në rast të përsëritjes së sulmeve do të kundërpërgjigjet.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se aksionet e Gjeorgjisë në Osetinë Jugore janë agresion i hapur.

Osetia Jugore dhe rajoni tjetër separatist, Abkazia, janë shkëputur nga kontrolli i qeverisë gjeorgjiane në fillim të viteve të '90-a. Kohët e fundit janë shtuar tensionet ndërmjet Tbilisit dhe separatistëve, të cilët kanë mbështetjen e Moskës.
XS
SM
MD
LG