Ndërlidhjet

Kabul: U vra një anëtar i Parlamentit


Persona të armatosur në jug të Afganistanit kanë vrarë anëtarin e Parlamentit, Habibullah Jan. Ministria e brendshme tha se po zhvillon hetime lidhur me këtë vrasje.

Është kjo vrasja e 10-të e anëtarëve të Parlamentit, prej viti 2005, kur u zgjodh përbërja e parë demokratike e Parlamentit të Afganistanit.

Prej zhvillimeve të tjera në Afganistan edhe informacioni se një zyrtar lokal i Afganistanit ka thënë se nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara janë vrarë 22 civilë në Afganistanin lindor.

Por, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në provincën Nuristan njoftoi se sulmet ajrore kanë goditur vetëm militantët, që me herët, me predha, kishin sulmuar një bazë të ushtrisë amerikane.
XS
SM
MD
LG