Ndërlidhjet

Dubrovnik: Përfundoi samiti "Kroacia 2008"


Në Dubrovnik të Kroacisë përfundoi Konferenca ndërkombëtare në të cilën u diskutua për bashkëpunimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s me vendet e Evropës Juglindore, në kuadër të përpjekjeve për afrim me strukturat evroatlantike.

Në samitin "Kroacia 2008" morën pjesë kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, pastaj kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministrat e Malit të Zi, të Hungarisë, të Maqedonisë, i Sllovakisë, e zyrtarë të tjerë të lartë nga vendet evropiane.

Në punimet e samitit mori pjesë edhe delegacioni i Shteteve të Bashkuara, që kryesohej nga zyrtari i lartë i Departamentit të shtetit, Daniel Fried.
XS
SM
MD
LG