Ndërlidhjet

BE: Pritet përgjigje pozitive ndaj Iranit


Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Havier Solana do të takohet së shpejti me negociatorin kryesor iranin për çështje të programeve bërthamore.

Zyrtarët nga kabineti i Solanës thanë se BE-ja është e prirur të përgjigjet pozitivisht në ofertën e fundit iraniane, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me perëndimin.

Të premten, Ministri i Jashtëm iranian Manouchehr Mottaki i dërgoi Solanës përgjigjen e vendit të tij ndaj ofertës ndërkombëtare për lehtësi ekonomike, në këmbim të pezullimit të pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG