Ndërlidhjet

Abkazi: 4 shpërthime, pa viktima


Katër shpërthime ndodhën sot në afërsi të kufirit faktik ndërmjet Gjeorgjisë dhe rajonit separatist të Abkazisë, njoftuan paqëruajtësit rusë.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi paqëruajtësit në Abkazi të kenë thënë se shpërthimet kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë.

Forcat ruse thanë se nuk pati viktima në këto shpërthime, që janë të fundit në vargun e incidenteve në dy rajonet që dëshirojnë shkëputjen nga Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG