Ndërlidhjet

logo-print

Abu Dabi i fal borxhin Bagdadit


Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë falur Irakut një pjesë të borxhit në vlerë prej 4 miliardë dollarë. Vlera totale e borxhit ka qenë 7 miliardë dollarë.

Njëherësh EBA caktoi dhe ambasadorin në Irak, duke qenë kështu vendi i dytë arab, pas Jordanisë, që emëron ambasador në Irak, që pas ndërhyrjes ushtarake të vitit 2003.

Këto zhvillime u bënë publike gjatë vizitës së kryeministrit irakian në Emiratet e Bashkuara Arabe.

XS
SM
MD
LG