Ndërlidhjet

Miliband: Zimbabve me qeveri tranzicioni


Opozita në Zimbabve duhet të vijë në pushtet përmes pjesëmarrjes në një qeveri tranzicioni.

Ky ishte qëndrimi i shefit të diplomacisë britanike, David Miliband i bërë publik gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut.

"Pozicioni britanik është shumë i qartë. Të vetmit njerëz me mandat demokratik në Zimbabve janë ata që fituan në zgjedhjet e 29 marsit. Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme që të krijohet një qeveri tranzicioni, siç po quhet nga shumë njerëz edhe këtu në Afrikën e Jugut, e cila do pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve të 29 marsit", tha Miliband.

Kreu i opozitës Morgan Tsvangirai u tërhoq nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Zimbabve, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj mbështetësve të opozitës.
XS
SM
MD
LG