Ndërlidhjet

Tokio: Takimi i parë Bush-Medvedev


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush do të zhvillojë sot takimin e parë të drejtpërdrejt me presidentin e Rusisë Dmitry Medvedev.

Zyrtarët amerikanë thanë se kundërshtimi i Moskës rreth planeve amerikane për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropën Qëndrore dhe shqetësimet e Uashingtonit rreth trendeve jo demokratike në Rusi, do të jenë tema qëndrore të takimit.

Takimi zhvillohet në Japoni, ku liderët e vendeve të G 8-ës kanë filluar samitin vjetor.

Samiti i sivjem i G 8-ës po fokusohet në problemin e ngrohjes globale dhe krizën globale të ushqimit.

XS
SM
MD
LG