Ndërlidhjet

Tokio: U takuan Bush dhe Medvedev


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe ai i Rusisë Dmitry Medvedev zhvilluan sot takimin e tyre të parë të drejtpërdrejt.

Dy presidentët thanë se ka çështje për të cilat të dy vendet kanë pajtim të plotë, siç janë programet bërthamore të Iranit dhe të Koresë Veriore. Por, sipas tyre, ka edhe lëmi ku ekzistojnë mospajtime.

Agjencia DPA i referohet Medvedevit të ketë thënë se Kosova është njëra nga çështjet ku ka mospajtime.

Rusia kundërshton planet amerikane për vendosjen në Evropë të pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketore. Bush dhe Medvedev u takuan në Japoni, ku po zhvillohet samiti vjetor i G 8-ës, që po fokusohet në problemin e ngrohjes globale dhe krizën globale të ushqimit.

XS
SM
MD
LG