Ndërlidhjet

Kabul: 30 të vrarë, 140 të plagosur


Rreth 30 persona u vranë në shpërthimin e sotëm në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, në afërsi të ambasadës së Indisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Zyrtarët thanë se rreth 140 të tjerë janë plagosur, në sulmin në ndodhi në kohën kur njerëzit po prisnin në radhë për viza në ambasadën indiane.

Kryengritësit talebanë kanë kërcënuar, kohët e fundit, me intensifikimin e sulmeve vetëvrasëse, për të larguar forcat e huaja nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG