Ndërlidhjet

Tadiq: Politika ndaj Kosovës unike


Presidenti Boris Tadiq tha se politika e Serbisë ndaj Kosovës duhet të mbetet unike e parimore dhe të gjej përgjigje për rrethanat e reja.

"Gjendja në Kosovë nuk është më e njëjtë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka shumicën e qartë për rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare dhe për këtë duhet të merremi vesh me bashkësinë ndërkombëtare" tha Tadiq, për mediat serbe.

Sipas tij, rikonfigurimi i UNMIK-ut nuk mund të jetë valid pa pajtimin e Beogradit, ndërsa zgjidhja ideale do të ishte që cilado prani e re civile në Kosovë të definohet përmes vendimit të Këshillit të Sigurimit.

XS
SM
MD
LG