Ndërlidhjet

Kabul: SHBA heton sulmin e djeshëm


Forcat amerikane po hetojnë rreth sulmeve të djeshme ajërore në Afganistanin lindor, nga të cilat u vranë rreth 40 civilë, që po merrnin pjesë në një ceremoni dasme.

Shumica prej viktimave janë gra dhe fëmijë. Ushtria amerikane tha se sulmi kishte në shënjestër një grup të madh të militantëve.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka urdhëruar hetime edhe për një sulm tjetër ajëror të forcave amerikane, të premten, pasi banorët thanë se gjatë tij janë vrarë 15 civilë.

XS
SM
MD
LG