Ndërlidhjet

Qeveria i jep lejen e fluturimit 4 kompanive


Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka nënshkruar sot lejet për operimin e aviokompanive në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës. Deri tash këto leje janë dhënë nga UNMIK-u.

“Kjo tregon se Qeveria e Kosovës po merr kompetencat edhe në hapësirën ajrore dhe tash e tutje ministria do të jetë përgjegjëse e dhënies së licencave për të gjitha aviokompanitë që dëshirojnë të fluturojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ”, ka thënë ministri Limaj.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit në bashkëpunim me Zyrën e Aviacionit Civil nënshkruan dhënien e 4 licencave.
XS
SM
MD
LG