Ndërlidhjet

Irak: Afate për tërheqjen e trupave amerikane


Kryeministri irakian tha se po kërkon përcaktimin e afateve kohore për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Iraku.

Nuri al Maliki tha se kjo kërkesë e tij është pjesë e bisedimeve për marrëveshjen e re të sigurisë që po ndërmjetësohet mes Uashingtonit dhe Bagdadit.

Kjo është hera e parë që qeveria irakiane ngre mundësinë e tërheqjes së plotë të trupave amerikane, hap ky që është kundërshtuar gjithmonë nga presidenti amerikan Bush.

Marrëveshja e sigurisë SHBA-Irak, synon të vendosë kornizën ligjore, në bazën e së cilës trupat amerikane do qëndrojnë në Irak edhe pas 31 dhjetorit të këtij viti.
Kjo është data kur përfundon mandati i dhënë nga Kombet e Bashkuara për trupat e huaja në Irak.
XS
SM
MD
LG