Ndërlidhjet

logo-print

Scheffer: Të thellohet bashkëpunimi BE-Turqi


Bashkimi Evropian të thellojë lidhjet në fushën e mbrojtjes me Turqinë. Kërkesa vjen nga kreu i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer gjatë një konference mbi sigurinë që po mbahet në Paris. Franca ka kryesinë e rradhës së BE-së.

Turqia, vend anëtar i Aleancës prej vitesh po bllokon bashkëpunimin ushtarak NATO-BE. Ankaraja këmbëngul se informacionet e shërbimeve të zbulimit që zotëron NATO-ja nuk duhet të ndahen me vendet jo anëtare. Qiproja, është një nga vendet e BE-së, që nuk është pjesë e NATO-s.

Bashkimi Evropian është i përfshirë në programet e aftësimit të policisë në Kosovë dhe në Afganistan. Bllokimi i Turqisë po pengon përpjekjet mes dy organizmave në bashkërendimin e transportit, forcave të mbrojtjes dhe detyrave të tjera.
XS
SM
MD
LG