Ndërlidhjet

BE: Italia të sqarojë politikat ndaj romëve


Komisioneri evropian për drejtësi, Jacques Barrot ka kërkuar shpjegime nga Italia rreth skemës kundërthënëse për të marrë shenjat e gishtave të romëve.

Ministri i Brendshëm i Italisë ka deklaruar më herët se shenjat e gishtërinjve të fëmijëve romë duhet të merren për të parandaluar fenomene si lypja.

Qeveria italiane ka premtuar dërgimin e një raporti mbi këtë problem në Bruksel deri në fund të muajit.
XS
SM
MD
LG