Ndërlidhjet

Feith falenderon Gjermaninë


Përfaqësuesi ndërkombëtar civil në Kosovë, Pieter Feith e falenderoi sot Gjermaninë për ndihmën që i ka dhënë Kosovës.

Pas takimit me Ginter Gloser, nga Ministria e jashtme gjermane, Feith theksoi se Gjermania është njëra nga shtetet më të rëndësishme që po e ndihmon Kosovën financiarisht dhe me burime njerëzore.

"Jemi pajtuar që është e nevojshme që Kosovën edhe më tepër ta afrojmë me Bashkimin Evropian", tha Feith dhe paralajmëroi vazhdimin e bashkëpunimit me Gjermaninë "në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkëta, siç janë, Kosova stabile dhe e përparuar, që do të ecë kah BE-ja, duke i respektuar të drejtat e të gjithë banorëve të saj".
XS
SM
MD
LG