Ndërlidhjet

logo-print

Londra akuzon Moskën për Litvinjenkon


Një anëtar i shërbimit britanik të sigurisë ka deklaruar për BBC-në se qeveria ruse mund të ketë qenë e përfshirë në vrasjen e Aleksandër Litvinjenkos.

Duke folur në programin "Newsnight", pa u shfaqur me imazh, punonjësi britanik i shërbimit të sigurisë tha se ka tregues të fortë që flasin për përfshirjen e qeverisë së ish presidentit Vladimir Putin në vrasjen e vitit 2006.

Litvinjenko u helmua në Londër, pasi ishte larguar nga shërbimi sekret rus dhe ishte kthyer në një kritik të Kremlinit dhe presidentit rus të asaj kohe, Putin.
XS
SM
MD
LG