Ndërlidhjet

Abkazia refuzon propozimin e SHBA-ve


Abkazia ka hedhur poshtë propozimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur një forcë policore ndërkombëtare në këtë rajon.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se rajoni kishte nevojë urgjente për një prani ndërkombëtare policie, në zonat ku shpërthimet e fundit të bombave morrën jetën e katër personave.

Përfaqësuesit e Abkazisë thanë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbajtur një qëndrim të njëanshëm pro Gjeorgjisë.

Abkazia, e cila formalisht është pjesë e Gjeorgjisë, u shkëput nga kontrolli i Tbilisit gjatë konfliktit të fillimviteve '90-të. Atje janë vendosur paqeruajtës rusë.
XS
SM
MD
LG