Ndërlidhjet

BE-ja mirëpret qeverinë e re serbe


Bashkimi Evropian ka mirëpritur krijimin e qeverisë pro perëndimore në Serbi. Shefi i diplomacisë evropian, Javier Solana tha se Brukseli pret që kabineti i ri qeveritar të shtyjë përpara reformat dhe të plotësojë kushtet e nevojshme në mënyrë që Serbia të afrohet me BE-në.

Parlamenti i Serbisë miratoi mbrëmë qeverinë e retë kryeminsitrit Mirko Cvetkovic.

Cvetkoviç tha se do ketë përparësi integrimin në BE, bashkëpunimin me Rusinë dhe përmirësimin e raporteve me SHBA-në.

Cvetkoviq theksoi se partitë në koalicion nuk do ta njohin kurrë Kosovën.
XS
SM
MD
LG