Ndërlidhjet

SHBA-Çeki, marrëveshje për mbrojtjen raketore


Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Çekisë nënshkruan në Pragë marrëveshjen që i lejon Uashingtonit vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Çeki.

Nënshkrimi u bë gjatë ditës nga shefat e diplomacive të dy vendeve, Conodlezza Rice dhe Karel Schwarzenburg.
Marrëveshja e nënshkruar sot duhet të miratohet në parlamentin e Çekisë.

Anketat e opinionit tregojnë se 2/3 e çekëve nuk janë të bindur për vendosjen e radarit në Çeki.

SHBA-të synojnë të nënshkruajnë një marrëveshje të ngjashme me Poloninë. Bisedimet e mbrëmshme Rice-Sikorski në Varshvë nuk dhanë rezultat.

Rusia është një ndër kundërshtueset më të ashpra të këtij projekti.
XS
SM
MD
LG