Ndërlidhjet

Kubish: Sllovakia e mbështet rikonfigurimin e UNMIK-ut


Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Jan Kubish, tha sot në Beograd se vendi i tij e mbështet rikonfigurimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Këto komente ai i bëri pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, i cili tha se Bashkimi Evropian duhet të luajë rol të rëndësishëm në Ballkanin perëndimor dhe në Serbi, përfshirë edhe Kosovën, por kjo duhet të bëhet në bazë të vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ministri Kubish e përshëndeti zgjedhjen e qeverisë së re të Serbisë dhe orientimin e saj të qartë evropian.
XS
SM
MD
LG