Ndërlidhjet

logo-print

Edhe Sarkozy në hapje të Lojërave Olimpike


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Pekin, muajin e ardhshëm.

Kabineti i tij njoftoi se presidenti vlerësoi "vlerat e paqes, miqësisë dhe vëllazërisë" në takimin me homologun kinez Hu Jintao, gjatë samitit të G 8-ës.

Sarkozy, më herët, kishte paralajmëruar mundësinë e mospjesëmarrjes në ceremoni, për shkak të sjelljes së Kinës ndaj protestuesve në Tibet, gjatë marsit.
XS
SM
MD
LG