Ndërlidhjet

SHBA: Nuk ka datë për tërheqje nga Iraku


Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesën e Irakut për caktimin e datës së tërheqjes së trupave të huaja nga Iraku.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Gonzalo Gallegos tha se çfarëdo tërheqjeje do të varet nga rrethanat në terren. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha se pret tërheqjen e një pjese të trupave në kohën e përmirësimit të forcave lokale të sigurisë.

Bagdadi ka thënë se do të refuzojë çfarëdo pakti të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, i cili nuk përcakton qartë kohën e tërheqjes së trupave të udhëhequra nga amerikanët.
XS
SM
MD
LG