Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ftesë Rusisë për mbrojtjen raketore


Shtetet e Bashkuara nxitën Rusinë që t'iu bashkohet planeve për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë si "partner i barabartë".

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Gordon Johndroe tha se Uashingtoni po kërkon bashkëpunim strategjik në parandalimin e sulmeve që mund të rrezikojnë Evropën nga vende të tilla si Irani.

Komentet u bën pasi Uashingtoni dhe Praga nënshkruan marrëveshjen, sipas të cilës në Republikën e Çekisë do të vendoset baza e radarëve për sistemin e planifikuar mbrojtës amerikan.

Rusia ka paralajmëruar se mund të detyrohet të reagojë "me metoda ushtrake – teknike" nëse marrëveshja ratifikohet.



XS
SM
MD
LG