Ndërlidhjet

NATO: U nënshkrua Protokoli për pranim të Shqipërisë dhe Kroacisë


Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të NATO-s kanë nënshkruar sot në Bruksel Protokolin për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në aleancë.

Me këtë akt zyrtarisht u mundësua që të dy vendet të bëhen anëtarë të plotëfuqishëm të NATO-s në samitin që mbahet në prill të vitit të ardhshëm.

"Kjo është e arritur historike, jo vetëm për këto dy vende por edhe për gjithë komunitetin e vendeve Atlantike", tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe shtoi se "Shqipëria dhe Kroacia kanë implementuar reformat kryesore politike dhe ushtarake dhe rrjedhimisht fituan të drejtën e tyre për vend në tavolinën tonë".

Gjatë nënshkrimit të Protokolit ishin të pranishëm ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Kroacisë, përkatësisht Lulzim Basha dhe Gordan Jandrokoviq.

Ministri Basha tha se pranimi në NATO është "plotësim i ambicjeve të kahershme të popullit shqiptar", ndërsa zoti Jandrokoviq vlerësoi se "ky është moment historik për Kroacinë".
XS
SM
MD
LG