Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Marrëveshje me liderët e fiseve


Udhëheqësit e fiseve dhe autoritetet e Pakistanit u pajtuan rreth kushteve që synojnë arritjen e paqes në rajonin veriperëndimor të vendit.

Marrëveshja është përpjekja e radhës e qeverisë pakistaneze për të negociuar me fiset në zonat që konsiderohen baza të militantëve.

Zyrtarët e lartë në Islamabad thanë se ofensiva aktuale e trupave të Pakistanit do të përfundojë vetëm nëse fiset përmbushin kushtet e marrëveshjes
XS
SM
MD
LG