Ndërlidhjet

Studim: Njerëzit gjithnjë e më të lumtur


Bota po bëhet vend më i lumtur, konkludon studimi më i ri i Institutit për Kërkime në Universitetin e Miçiganit.

Sipas studimit, në 40 nga 50 vendet ku janë kryer anketimet, gjatë 25 viteve të fundit lumturia është në rritje.

Studiuesit thanë se rritja ekonomike, demokratizimi dhe toleranca kanë lidhje të fuqishme me lumturinë.

Në krye të listës është Danimarka ku 52 përqind e të anketuarve thanë se janë shumë të lumtur, ndërsa e fundit është Zimbabve me vetëm katër përqind shumë të lumtur.
XS
SM
MD
LG