Ndërlidhjet

Rice për rolin e Rusisë në Gjeorgji


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se Rusia duhet të jetë palë në zgjidhjen e tensioneve në Gjeorgji e jo të kontribuojë në to.

"Rusia është anëtare e Miqëve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Gjeorgjinë. Ajo vërtet duhet të sillet në këtë mënyrë, çfarë do të thotë se duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit" tha Rice, në konferencën e përbashkët për shtyp në Tbilisi, me presidentin e Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili.

Bisedimet në Tbilisi u zhvilluan në kohën e shtimit të tensioneve ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë rreth Osetisë Jugore dhe Abkazisë.
XS
SM
MD
LG