Ndërlidhjet

Rice: SHBA do të mbrojë aleatët nga sulmet


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se Irani nuk duhet të ketë dyshime rreth përkushtimit të Shteteve të Bashkuara që të mbrojnë aleatët nga sulmet eventuale.

"Do të mbrojmë interesat amerikane dhe ato të aleatëve tanë. I kemi bërë të dyja këto në rajonin e Gjirit, ku SHBA-të kanë shtuar kapacitetet e sigurisë dhe po bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë, në mënyrë që ata të jenë të aftë të vetëmbrohen" tha Rice, një ditë pasi Irani testoi raketat me rreze të gjatë veprimi, njëra prej të cilave mund të arrijë Izraelin.

Rice i bëri komentet gjatë vizitës në Gjeorgji, ku u takua me presidentin Mikhail Saakashvili.
XS
SM
MD
LG