Ndërlidhjet

Hagë: Nuk kemi kompetenca mbi KB-në


Drejtësia hollandeze ka arritur në përfundimin se nuk ka kompetenca ligjore të gjykojë akuzat ndaj Kombeve të Bashkuara lidhur me Srebrenicën.

Familjarë dhe të mbijetuar të masakrës së Srebrenicës kanë paditur para gjykatës në Hagë shtetin hollandez dhe Kombet e Bashkuara për dështimin në mbrojtjen e civilëve në Srebrenicë.

8000 djem e burra boshnjakë u masakruan nga forcat serbe, në kohën që Srebrenica ishte deklaruar zonë e sigurt, e mbrojtur nga trupat e Kombeve të Bashkuara.
Në atë kohë në Srebrenicë vepronin paqeruajtësit hollandezë.

Një qeveri hollandeze dha dorëheqjen për shkak të përgjegjësisë së trupave të saj në masakrën e Srebrenicës, më e madhja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG